Skip to content

Rekordi i humanitetin: 63 vjet duke dhuruar gjak, ja sa foshnja të palindura ka shpëtuar ky njeri…

Një dhurues vullnetar australian i gjakut besohet të ketë shpëtuar mbi dy milionë foshnja të palindura, të cilët kishin nevojë për imunoglobulin anti-D.

Fjala është për 81-vjeçarin James Harrison i cili ka dhuruar gjak për 63 vjet me radhë, e të dielën pati seancën e fundit.

Rrethuar nga nënat dhe foshnjat e tyre, James Harrison i dha infermieres “dorë të artë” për nxjerrjen e gjakut për herë të fundit.