Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përgëzuar atleten Luiza Gega, e cila ka arritur një tjetër sukses me rekordin e saj më të fundit në “Meeting de Miramas” në Francë. Duke u shprehur krenar për sportisten elitare që përfaqëson denjësisht Tiranën në kompeticione në arenën ndërkombëtare, Veliaj nënvizon edhe faktin se një pjesë e kësaj arritjeje për Shqipërinë i dedikohet edhe Federatës së Atletikës që mbështet talentet tona.

“Ja rezultati kur sporti hapet, kur ka votime të ndershme, kur federata – si ajo e atletikës – mbështet sportistët e jo Presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet. Bravo Luiza Gega, goca jonë e KS TIRANA që na bën krenar,” shprehet Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Luiza Gega shënoi rekordin e ri, 8:50.08 në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura, në Miramas. Paraqitja e atletes së Tiranës u shpall edhe si “best performance” e të gjithë eventit, pasi krijoi një shkëputje të madhe nga rivalet në një turne ku merrnin pjesë sportistë elitarë dhe medalistë olimpikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re