Ylli i Portugalisë dhe futbollit botëror, Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në barazimin 2-2 me Hungarinë në muajin tetor, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kualifikueset e Kupës së Botës.

Ai regjistron 41 gola në 51 ndeshje, me dy ndeshje ende për t’u luajtur dhe një vend në turneun e vitit 2026 ende në lojë. Ky rekord mbahej më parë nga sulmuesi guatemalas Carlos Ruiz për serinë e tij prej 39 golash midis viteve 1998 dhe 2016, të cilën e arriti në 47 ndeshje.

Prandaj nuk është çudi që një supertifoz i Koresë së Jugut ofroi një shumë rekord prej 54,369 £ tek “MatchWornShirt” për të blerë fanellën që CR7 e veshi në atë ndeshje kundër Hungarisë.

Autografi i Ronaldos qëndron mbi numrin e tij ikonik 7, ndërsa ka edhe shenja të dukshme përdorimi në pjesën e pasme që e sigurojnë këtë.

Gjithsej pati 51 oferta për fanellën, por ajo e koreanit e mposhti rivalin me pak më shumë se 2,000 stërlina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re