Të enjten, më 9 gusht, policia dhe përmbaruesit në Volgograd të Rusisë, kryen një operacion të përbashkët arrestimit.

Në shënjestër të tyre nuk qe ndonjë kontigjent kriminal, por një drejtues automjeti që nuk kishte paguar jo pak por 1.353 gjoba. 31-vjeçar, me Ladën e tij të tipot Priore, i kishte bërë kapicë ndëshkimet në gati 3 vjet e gjysmë.

E para gjobë i ishte vënë në në vitin 2015, për shkak se u gjend i pirë në timon. Po ai jo vetëm ka refuzuar ta paguajë atë, por ka shtuar dhe të tjera në listë, të gjitha të papaguara.

Në kohën e arrestimit, borxhi i tij ndaj shtetit për shkak të 1.353 veprave gjobave arrin në 1.5 milion rubla (rreth 38.000 euro).

Tashmë ai do të duhet të pajtohet me sekuestrimin e një pjese të pronës në qoftë se nuk mund të paguajë gjobat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re