Më një shtator nis nga puna Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë në drejtimin e ish-numrit dy të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.

Burimet bëjnë me dije se ka përfunduar programi trajnues paraprak për zonjën Hajnaj, e cila me nisjen e punës do t’i nënshtrohet edhe trajnimit më të thelluar.

Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifillojë puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të “FBI shqiptare” BKH, të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurrimi do të trajnohen më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se selia e BKH-së do të jetë në katin e katërt të godinës aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila aktualisht po i nënshtrohet një procesi rikonstruksoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re