Skip to content

Rekrutonin shpërndarës kokaine me rrogë 3500 euro për në Zviëcër, detaje në lidhje me grupin kriminal të goditur në Tiranë, kush është organizatori kryesor (Emri)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin që po zhvillohet në Tiranë mes policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritete zviceriane. Operacioni ka goditur një grup të trafikimit të kokainës nga Shqipëria drejt Zvicrës, ku burime jo zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit e grupit rekruetojnë shtetas shqiptarë dhe i dërgojnë në Zvicër për shpëndarjen e kokainës

Organizator i këtij grupi është identifikuar shtetasi Ndriçim Harka, punonjës në zjarrfikësen e Titranës.

Burime bëjnë me dije se për punëtorët që rekrutoheshin për trafikun e drogës, merrnin një pagesë prej 3500 euro. Sipas informacioneve paraprake janë arrestuar 5 persona në Zvicër dhe dy në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se në kërkim është shpallur dhe një tjetër prej organizatorëve.

/faxweb