Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deklaroi këtë të mërkurë se mbështet qëndrimet e Asambleve të Fakulteteve.

 

Nga Komisioni i Medias, Koni theksoi se kërkesat e depozituara nga ana e asambleve kanë marrë në analizë të gjithë situatën që shkaktoi protesta e studentëve.

 

 “Unë personalisht si Rektor i Universitetit të Tiranës, të gjithë qëndrimet e Asambleve i mbështes plotësisht në kërkesat e tyre që kanë, i kemi diskutuar dhe jemi në pritje të vijueshmërisë së situatës së caktuar.”

 

Por krahas kësaj çështjeje Koni ngrit shqetësimin edhe në lidhje me çështjen e buxhetit të Univeristetit të Tiranës.

 

Siaps tij, qeveria asnjëherë nuk ka ofruar rritje fondesh edhe pse Universitetiet kanë bërë shpesh kërkesa për një gjë të tillë.

 

“Sa i përket gjendjes financiare të Universitetit të Tiranës, UT ka një buxhet shumë të vogël për pagat që mbulohej me tarifat e studentëve dhe kam kërkuar në këtë komision që të mbulohet 100% nga buxheti i shtetit, gjë e cila nuk është bërë në buxhetin që na ka ardhur vazhdimisht. Kam kërkuar dhe rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor për shkak të hapjes së shkollës së Doktoraturës, e cila përsëri në buxhetin e miratuar nuk ka rritje fare. Kjo dëmton shumë kërkimin shkencor në Universitete.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re