Skip to content

Remdesivir/ Çmim marramendës për ilaçin që po jep rezultat kundër koronavirusit

Ekspertët thonë se edhe 10 dollarë janë shumë për ilaçin antiviral të prodhuar në SHBA të aprovuar për të trajtuar koronavirusin e ri. Medikamenti i Gilead Science, remdesivir, tregoi se ndihmon në zvogëlimin e qëndrimit në spital të pacientëve me covid, në një provë klinike të drejtuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, shkruan Daily Mail.

Javën e kaluar, ai u bë ilaçi i parë i aprovuar nga Administrata e Barnave e SHBA (FDA) për të trajtuar pacientët COVID-19 nën autorizimin e përdorimit të urgjencës. Kompania farmaceutike me bazë në Kaliforni ka një të kaluar me çmime të tepruara të ilaçeve.

Një grup hulumtuesish thotë se Gilead në varësi të kostos-efektivitetit të ilaçit mund ta ngrejë çmimin e ilaçit deri në 4500 dollarw. Një vendim mbi një çmim ilaçi është shumë i rëndësishëm pai ka të ngjarë të ndikojë në çmimet për të gjitha trajtimet e ardhshme të koronavirusit. Deri më tani, CEO i Gilead Daniel Daniel O’Day ka shmangur përgjigjen e ndonjë pyetjeje se sa do të kushtojë remdesivir.