Dërgohet me urgjence drejt Turqisë drejtori i Policisë së Kufirit të Qarkut Gjirokastër, Arben Joco.

Ky i fundit prej ditësh ishte prekur me Covid-19 dhe situata shëndetësore e tij është rënduar pasi nuk mjekohej me ilaçe.

Në ditën e pestë Joco humbi ndjenjat me oksigjen në gjak 7.0 dhe për pasojë është dërguar një ditë më pare me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në kryeqytet nga ku kaloi direkt në terapi intensive me oksigjen.

“Abc News” raporton se situata shumë serioze shëndetësore detyroi autoritetet e Policisë së Shtetit të dërgojnë me urgjencë drejt Turqisë kreun e Drejtorisë Kufitare të Gjirokastrës në klinikën e Ozonografisë në Stamboll për kurim të specializuar.

Ndërkaq, në orët e fundit edhe dy punonjës policie të forcave “Shqiponja” janë konfirmuar pozitivë me koronavirus. Mësohet se dy efektivët janë kontakte të policit të konfirmuar më herët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re