Skip to content

Renditja e FIFA/ Franca merr kreun nuk ndryshon asgjë për Shqipërinë

1531677439 001francaaa2

FIFA ka shpallur renditjes e saj të parë zyrtare pas Kupës së Botës dhe pikërisht rezultatet aty dhe formula e re e përdorur nga FIFA i jep vendin e parë kampionëve të botës, Francës.

Vetëm tre pikë është distanca ndaj Belgjikës me të cilën u përball në gjysëmfinale ndërsa Brazili zbret në vendin e tretë. Me një ngjitje prej 16 pozicionesh është ngjitur në vendin e katërt finalistja e botërorit, Kroacia.

Të tjera skuadra që janë ngjitur në renditje janë Uruguaj, Anglia, Danimarka dhe Rusia që ka edhe rritjen më të madhe me 21 pozicione.

franca renditje

Ndërsa Gjermania ka humbur kreun e renditjes duke zbritur në vendin e 15të ndërsa zbritjen më të madhe e ka Egjipti me 20 vende.

shqiperia renditje

Nuk ka asnjë lëvizje në renditje për kombëtaren shqiptare, e cila pozicionohet në vendin e 58të dhe e njëjta situatë edhe për Kosovën që mbetet e pozicionuar në vendin e 141të./Berati.TV

kosova renditja