FIFA ka shpallur renditjen e fundit një muaj para renditjes finale të vitit 2018. Shqipëria pavarsisht humbjes së turpshme me Skocinë nuk ka humbur asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s duke mbetur në vendin e 60-të.

Në krahun tjetër Kosova, e cila arriti të dilte e para në grupin e saj në Ligën D dhe kjo jep efekt edhe në renditjen e FIFA-s. kosova është ngjitur me gjashtë pozicione në këtë klasifikim duke u renditur tashmë në vendin e 131-të në Botë.

Ndërkohë në krye nuk ka asnjë ndryshim me Belgjikën që mban primatin ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. I vetmi ndryshim në dhjetëshen e parë është ndërrimi i vendeve mes Portugalisë dhe Uruguait. Rritje të vogla në renditje kanë edhe Argjentina, Holanda apo Italia ndërkohë bie në sy vazhdimi i rënies së Gjermanisë që nuk ka më asnjë lidhje me skuadrën e para botërorit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re