Shqipëria vazhdon të ketë rënie në renditjen e FIFA-s dhe pas dy ndeshjeve të luajtura ndaj Islandës dhe Moldavisë ka zbritur me 4 pozicione duke u renditur në vendin e 66-të. Në grupin actual të kualifikueseve ajo vazhdon të lëjë pas vetes vetëm Moldavinë dhe Andorrën, dy kundërshtarët e vetëm ndaj të cilëve ka fituar.

Krejt ndryshe situate për Kosovën që vazhdon rritjen e saj në renditje dhe për muajin qershor është ngjitur me plot 6 vende duke u gjendur në pozitën e 121-të.

Ndërkohë nuk ndryshon kreu me Belgjikën që qëndron e para dhe Francën e Brazilin pas saj. Në dhjetëshen e parë është Portugalia që fiton 2 pozicione pas fitores së Ligës së Kombeve dhe Kroacinë që humbet dy të tilla. Ndërkohë emra, si: Gjermania, Argjentina, Italia e Hollanda vazhdojnë të mbeten jashtë 10 më të mirave./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re