FIFA ka përditësuar renditjen e re të kombëtareve dhe për Shqipërinë e drejtuar nga Edoardo Reja nuk ka asnjë lëvizje.

Kuqezinjtë, që së fundmi u mposhtën nga Franca dhe triumfuan me Islandën, mbeten në vendin e 64-t në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.

Kosova vazhdon me trendin rritës, por këtë herë ka ngjitur vetëm një shkallë.

Dardanët tashmë pozicionohen në vendin e 119-të në botë. Në renditjen e re të FIFA-s vihen re lëvizje edhe në podium, teksa Franca është ngjitur në vendin e dytë.

Belgjika ruan kryesimin, kurse Brazili tashmë renditet në vendin e tretë.

Portugalia ka parakaluar Uruguain dhe mban vendin e pestë.

Spanja është ngjitur me dy pozicione (vendi i 7-të), kurse Kroacia dhe Portugalia kanë humbur nga një vend. Rënie edhe për Gjermaninë (e 16-ta), që parakalohet nga Italia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re