FIFA ka shpallur renditjen e radhës për muajin korrik, një renditje e ndikuar nga kompeticionet e verës, si: Kopa Amerika, Kupa e Kombeve të Afrikës dhe Kupa Golden.

Kështu edhe pa luajtur Shqipëria ka fituar dy pozicione në renditjen e re duke ndalur kështu një vazhdë rëniesh në këtë renditje. Pozicionimi i Shqipërisë me dy pozicione më lart vjen për shkak të rënies së Ekuadorit dhe Hondurasit.

 

Të njëjtin fat ka pasur edhe Kosova që është ngjitur me një pozicion për shkak të zbritjes në renditje të Namibisë.

Ndërkohë ka lëvizje edhe për kombëtaret e tjera ndërsa Belgjika vazhdon të mbajë primatin është Brazili, fituesi i Copa America që është ngjitur në vendin e dytë duke zbritur me një pozicion Francën.  Ndërkohë rritje nga skuadrat amerikano jugore kanë njohur edhe Uruguai, Kolumbia e Argjentina brenda 10shes së parë por edhe Kili e Peruja.

Ndërkohë dy finalistet e Golden Cup kanë njohur rritje të rëndësishme me respektivisht 6 dhe 8 pozicione. Ndërsa kampionët e rinj të Afrikës, Algjeria njeh edhe rritjen më të madhe me 28 pozicione duke u pozicionuar në vendin e 40të. Ndër skuadrat afrikane janë: Senegal, Nigeri, Marok, Egjipt ndër skuadrat që kanë përfituar dhe Tunizia apo Kameruni që kanë pësuar rënie./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re