Ka shkuar në 18 numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Sipas burimeve të prefekturës Durrës, janë nxjerrë nga rrënojat dhe trupat e pajetë të dy personave të tjerë. Viktima e 18, sipas mediave informative është një vajzë 10-vjeçare.

Deri më tani 12 persona kanë humbur jetën në Durrës, 5 Thumanë dhe 1 në Kurbin.

Ndërkohë nga ana tjetër raportohet për më shumë se 600 të plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re