Skip to content

Rëndohet gjëndja e 48 vjeçares, ishte karantinuar në hotel në Korçë

Një grua e karantinuar në një prej hoteleve në qytetin e Korçës pasi ishte kthyer ditë më parë nga Greqia, ka shfaqur probleme shëndetesore duke kërkuar asistencë mjekësore.

48 vjeçarja  prej kohëssh kryente kimioterapi për shkak të sëmundjes së rëndë.

Gjendja e saj është rënduar ditët e fundit dhe gruaja ka kërkuar trajtim mjekësor.

Burime pranë spitalit rajonal të Korçës bëjne me dije se fillimisht është asistuar nga mjekët e juglindjes ndërsa tani po shihet mundësia për ta transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.