Koço Devole, artisti, regjisori dhe skenaristi prej dhjetë ditësh është infektuar me koronavirus. CNA.al mëson se mbrëmjen e djeshme Devole është futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Sipas burimeve zyrtare nga stafi i mjekëve, gjendja shëndetësore e aktorit paraqitet tejet e rënduar.

Gjithashtu bëhet me dije se Koço Devole, 77 vjeç, vuan edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat e bëjne edhe më shqetësuese situatën.

Prej mbrëmjes së djeshme, aktori dhe regjisori po lufton për të fituar betejën me virusin e rrezikshëm.Siç duket “lufta” me Covid është beteja e radhës për Koço Devolen, të cilën duhet ta fitojë.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar./CNA.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re