Rëndohet gjendja e grevisteve në rafinerinë e Ballshit. Njëra prej grave ka kërkuar ndihmën e mjekëve.

Mjekët e urgjencës së spitalit të Ballshit i kanë dhënë mjekim në mjediset e grevës, pasi ajo nuk ka pranuar të largohet.

Nga ana tjetër edhe katër gra të tjera janë në gjendje të rënde. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re