Situata paraqitet e rënduar në spitalin psikatrik “Sadik Dinci” në Elbasan në lidhje me infeksionet nga COVID-19.

4 të sëmurë që janë të shtruar prej vitesh në këtë spital, mësohet se kanë rezultuar pozitiv me covid-19, ndërsa një prej tyre po transportohet në gjendje të rënduar drejt Tiranës.

Pas këtyre rasteve është karantinuar i gjithë stafi i urgjencës deri në mbërritjen e rezultateve tamponit.

Infektimi me koronavirus ka ardhur nga jashtë spitalit prej stafit pasi të sëmuret prej vitesh nuk dalin nga rrethimi i spitalit.

Numri i stafit të karantinuar është afro 25 persona të cilët janë staf mjekësore i këtij spitali.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re