Skip to content

Rëndohet situata në fasoneri, 17 raste të reja me Covid në Krujë e Kurbin

Fasoneritë në Krujë dhe Kurbin janë kthyer në vatër të përhapjes së koronavirusit përmes kontakteve. Nga Kruja sot raportohen 5 raste të reja pozitive. Katër prej tyre janë punëtorë të një fasonerie në qytet, ndërsa i pesti është anëtar i familjes së një prej të prekurve.

2 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, 3 të tjerët në shtëpi. Me 5 rastet e reja numri i të infektuarve në Krujë shkon në 23. Ndërkohë Kurbini raportoi 12 raste të reja me Covid-19.

Burimet bëjnë me dije se të gjithë janë punëtorë fasonerie në Krujë. Me rastet e reja numri i të infektuarve në Kurbin shkon në 19.