Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 44 raste të reja.

Numri më i madh i të infektuarve është në qytetin e Tiranës, përkatësisht 21 raste.

Mësohet se janë kryer 291 testime, ku kanë rezultuar 44 pozitiv. 21 në Tirana, 4 në Kamzë, 1 në Gjirokastër,  1 në Vlorë,  6 në Krujë,  4 në Shkodër,  2 në Lushnjë,  1 në Elbasan, 4 në Durrës.

Në tre ditët e fundit, situata në vend është rënduar ndjeshëm, pasi është rritur edhe numri i të shtruarve në spital.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re