Orët e fundit të shoqëruara me reshje të shumta dëbore kane renduar me tej situatën ne veri dhe juglindje.
 
Ne Bellovode te Korçës trashësia e bores arrin në 40 cm dhe banoret kërkojnë ndihme per hapjen e rrugës. Ne kete fshat ka pasur nje emergjence pasi nje familje kerkoi ambulancën për shkak te problemeve shëndetësore te nje gruaje, por nga spitali i Korçës përgjigja ishte negative.
 
Shume fshatra ne qarkun e Korçës janë te izoluar e banorët thonë se reshjet e borës i gjeten të papërgatitur sa i takon bazës ushqimore për bagëtitë.
 
Reshjet kanë izoluar pothuajse të gjitha zonat malore të qarkut Dibër.
 
Në Bashkinë Mat është e izoluar totalisht njësia Macukull, një pjesë e njësisë Derjan, fshati Selixë në njësinë Komsi. Trashësia e dëborës varion nga 20 centimetra ne qytetin e Peshkopisë deri në 1 metër në zonat e thella malore.
 
Ndërkohë në Mirditë dëborën ka sjellë disa probleme disa fshatra të njësive administrative Selit, Fan dhe Orosh. Sipas shtabit të emergjencave në prefekturën e Lezhës rrugët kryesore janë të kalueshme, ndërsa në rrugën e Kombit në disa segmente lëvizja është e mundur vetëm më zinxhirë.
 
Edhe fshatrat ne zonën e malësisë se Krujës kane ndërprere komunikimin.
 
Ndërkohe Ministria e Arsimit konfirmon se ne 82 shkolla ne te gjithë vendin është ndërprere procesi mësimor per shkak te kushteve atmosferike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re