Skip to content

Rëndohet situata nga përmbytjet/ Durrësi si ‘Venecia’, lokale dhe rrugë nën ujë (Pamjet e reja)

Durres

Pamjet dramatike që shihni vijnë nga qyteti i Durrësit, ku shumë lagje ndodhen nën ujë.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në disa zona në qytetin bregdetar, i cili sot duket si Venecia.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb, lokale dhe rrugë janë ‘pushtuar’ nga uji, ndërsa të bllokuara kanë ngelur dhe shumë automjete. Sakaq, 8 familje janë evakuuar pasi uji u ka hyrë nëpër banesa.