Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm te spitali Infektiv. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga një i afërm i pacientit që ndërroi jetë.
Pacienti i shtruar në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë, ndërsa ishte me COVID asimptomatik.
Nëse rasti do të konfirmohet zyrtarisht nga ministria e Shëndetësisë do ta çonte numrin e humbjeve të jetës në 35.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus, shifër rekord për vendin tonë, që prej nisjes së pandemisë.
/shqip