Pasi biznesnmeni Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur sot në një greminë në Dajt, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e RENEA-s, me pajisje të posaçme për nxjerrjen e trupit të Ruzhdi Hoxhës në rrugë. Ai ka përfunduar 200 metra nga rruga automobilistike ndërsa trupi i 43-vjeçarit ka nisur të dekompozohet.

Efektivët kanë vendosur shirita edhe në vendin e krimit ndërsa kanë ndezur një zjarr pranë trupit të pajetë në pritje të RENEA-s.

Përgjatë rrugës që të dërgon tek vendi i krimit ndodhet një bazë ushtarake por edhe një biznes privat të pajisura me kamera sigurie.

Gjetja e trupit është bërë e mundur edhe falë tyre ku pas identifikimit të automjetit, kanë ndjekur lëvizjen e tij edhe në zonën e thellë

Hetimet për vrasjen e biznesmenit janë përqëndruar në dy pista borxhet por edhe përfshirja e tij në aktivitet kriminal. Kjo e dyta është edhe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet pasi ka dyshime se autori dhe viktima ishin te perfshirë në aktivitetin e paligjshëm kultivimit të kanabisit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re