Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me një numër të madh të personazheve të njohur të botës së krimit, që kanë ushtruar ndikimin e tyre në shumë qytete të vendit.

Teksa diskutohet në lidhje me personazhe dhe të njohura mediatikisht, apo banda që kanë pasur kontrollin në disa qytete, gazetari Artan Hoxha, ka folur për njërin që nuk ishte në listën e Fevziut. Bëhet fjalë pikërisht për një personazh të njohur në Bulqizë, që operonte në bizneset e kromit, Gjin Nika, i cili është vrarë në një atentat në 2014 në Tapizë.

Hoxha ka treguar si ai i ka shpëtuar një kontrolli të RENEA-s duke u larguar nga zona ku jetonte me arkivol.

“Një nga personazhet që ti nuk e ke futur dhe duhej të ishte pjesë e listës tështë Gjin Nika, është vrarë në 4 Prill të 2014, nga Bulqiza, ka qenë shumë i ashpër. RENEA shkoi për ta kapur me ambulancë, për mos të rënë në sy, po merrnin kampion për ujërat. Ndërsa RENEA po merrte kampionët, ai iku me arkivol me makinë funerale, derisa u vra në një atentat në afërsi të Urës së Tapizës”, tha Hoxha.

Kujtojmë se Nika, ka qenë i dyshuar për disa vrasje në zonën e Bulqizës,  dhe ai u ekzekutua menjëherë sapo u la i lirë nga gjykata. Ai njihej si adhurues i hipizmit dhe i armëve.

35-vjeçari u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç. Pavarësisht se emri i tij ishte lakuar për disa krime të rënda që kanë ndodhur në Bulqizë ai u dënua me vetëm 1 vit e disa muaj burg, ndërkohë që atentati i tij është edhe sot e kësaj dite i pazbardhur.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb