Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Astir ku dy gra mbetën të lënduar si pasojë e rënies së ashensorit, banorët për mikrofonin e “Fax News” shprehin shqetësimet e tyre për kushtet e sigurisë.

Siç ankohen banorët, administratorët e pallateve i takojnë vetëm kur bëjnë pagesa ndërsa ashensorët nuk kryejnë kontrolle teknike. Banorët nuk janë në dijeni që ashesorët të kontrollohen teknikisht por vetëm kur ka defekte.

Banori: “Kemi bërë një kontratë që në fillim kur blemë pallatin. Vetëm kur ka ndonjë defekt elektrik kemi njoftuar administratori dhe më pas tekniku e ka regulluar”.

“Kur kam çdo problem kontaktoj me administratorin, pagesat i bëjmë në rregull për shërbimin. Unë nëse kam probleme flas me administratorin, korrentin ujin dhe për çdo gjë që ndodh. Kontrollet teknike, kur ka probleme bëhen riparimet, vetëm kur ka defekte”, tha një banore tjetër në zonën e Astirit.

“Për 4 vite jetoj këtu. Kur u prish ashensori për 15 ditë u ngjitëm në këmbë deri në katin e gjashtë. Administratori e di atë punë ne jemi pleq ai ishte në plazh dhe nuk erdhi, pastaj paguam çdo familje 50 mijë që e rregulluam. Kemi frikë kur dëgjuan që ranë ata me ashensor dhe duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ta rregullojnë. Shqiptari nuk bëhet njeri sepse kontrolle teknike bëhen vetëm kur ka defekte ose probleme”, tha një grua e moshuar.

Pas aksidentit, gjendja shëndetësore e dy grave nuk ka rrezik për jetën pavarësisht se njëra prej tyre është duke marrë kujdes shëndetësor.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re