Rënia e euros ka ngritur një debat të madh nëse i shërben apo jo ekonomisë në vend. Rritja e marzhit të fitimeve për disa subjekte ka dyzuar opinion publik rreth benefiteve ekonomike të luhatjes së euros apo shqetësimeve që sjell.

 

Të ftuar në emisionin 7 pa 5, ekspertët e ekonomisë, Alban Zusi dhe Igli Tola tregojnë ‘kërcënimet’ që rënia e euros po sjell tek eksportuesit.

 

Sipas, Alban Zusit, nga shoqata e Eksportuesve, një pjesë e mirë e bizneseve eksportuese po pësojnë humbje të mëdha. Ai thekson se shumë prej këtyre subjekteve po tejkalojnë këtë situatë me rezervat e krijuara, ndërsa një pjesë e konsiderueshme rrezikojnë të mbyllen.

 

Por, rrjedhimisht ky risk që bizneset eksportuese ndërmarrin ka pasoja dhe tek të punësuarit. Ai nënvizon se shumë biznese të prekura nga rënia e euros kanë nisur të shkurtojnë stafin dhe pritet që me këto ritme të euros të ketë akoma më shumë të papunë.

 

Nga ana tjetër, Romina Radonshiqi, kërkon që të ketë një ndërhyrje nga shteti në mënyrë që koston e luhatjes së euros të mos e vuajë vetëm biznesi eksportues.

 

“Mendoj se nuk do të ketë një rënie, për sa kohë nuk ka reagim. Këto ankesa kanë qenë që në pandemi, filloi euro të binte dhe akoma asgjë s’ka zgjidhje.Turizmi që po reklamohet, bëhet marketing që po zhvillohet pafund, mos harrojmë që kemi një rritje të turistëve të huaj, por janë pikërisht ato turistë të huaj që ankohen dhe madje strukturat akomoduese që kanë bërë akomodime në monedhën euro dhe ato nuk është se janë me marzh fitimi shumë të lartë”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re