Euro këto ditë ka prekur nivelet e saj më të ulëta ndonjëherë dhe po këmbehet me 114.8 lekë.

 

Por kur po përballemi me një inflacion të lartë, nënçmimi i monedhës europiane për ekonominë shqiptare është një lajm i mirë, pasi do të thotë se mallrat e importit, që tregtohen kryesisht në euro, kushtojnë më lirë.

 

MAJLIND LAZIMI

EKSPERT EKONOMIE

 

“Mbiçmimi i lekut në mënyrë direkte ka disa efekte, e para një lek me më shumë vlerë ndikon pozitivisht në importe sepse qartazi vlera e monedhës vendase është më e lartë dhe importet bëhen më të lira. Kjo amortizon disi çmimet më të rritura të importeve. Nga ana tjetër, vë në vështirësi eksportet shqiptare sepse produktet shqiptare janë më të shtrenjta për tregun e jashtëm.”

 

Por sipas ekspertëve, ky forcim i lekut përballë euros nuk është garanci se inflacioni, pasi zbriti në 7.9% në nëntor, do të vijojë rënien.

 

Kjo pasi nga një inflacion tërësisht i importuar, shton Vizion Plus, raportet kanë ndryshuar dhe po përballemi edhe me inflacion të brendshëm sepse bizneset prodhuese në vend kanë reflektuar në çmim rritjen e kostove.

 

MAJLIND LAZIMI

EKSPERT EKONOMIE

 

“Përsa I përket inflacionit, një lek I fortë është një vlerë shtesë për të mos pasur një rritje shtesë të kostove për produktet e importuara,. Por nuk është garanci që me këtë ndryshimn të kursit të këmbimit, inflacioni do të zbresë. Ekonomia jonë është bërë e euroizuar. Duke qenë se një pjesë e mirë e inflacionit është e improtuar, ne akoma varemi nga konjukturat ndërkombëtare të tregut, përfshi tregun e energjisë elektrike, që përbën edhe kostot kryesore për produktet dhe shërbimet vendase. Një mbivlerësim i lekut në këto nivele, nuk e ka përkeqësuar rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtre, por nuk është garanci që të jetë frenues për rritjen e inlfacionit.”

 

Veç kontributit që jep në luftën përballë inflacionit, luhatja e kursit të këmbimit impakton edhe kredimmarrësit e individët që kanë depozita bankare.

 

MAJLIND LAZIMI

EKSPERT EKONOMIE

 

“Janë të gëzuar ata që kanë të ardhurat në lekë dhe duhet të blejnë mallra apo shërbime në euro, ndërsa nuk janë të gëzuar ata që kanë të ardhurat në euro dhe fuqia blerëse e tyre bie. Duhet të kemi parasysh edhe tregun bankar, kemi njerëz që kanë marrë kredinë në euro dhe nëse ka të ardhura në euro, rritet kostoja e kredisë. Dhe anasjelltas, leku i mbiçmuar ë bën më të ulët koston e kredisë në lekë. Duhen parë edhe efektet për kursimet në euro dhe lekë, kursimet në euro me nënçmimin e euros u ka rënë vlera dhe e kundërta ndodh me kursimet në lekë.”

 

Këtë rënie të euros ekspertët e lidhin kryesisht me faktorët sezonalë, pra kthimin e emigrantëve për fundvit, duke bërë që oferta e euros në treg të jetë e lartë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re