Pas raportit të publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, ku tregohej se indeksi i besimit tek ekonomia në vendin tonë kishte rënie të konsiderueshme, ka reaguar edhe ambasdorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në një postim në Twitter, Kim e ka konsideruar raportin si të varur ngushtësisht mes ligjit dhe biznesit. Ndërsa shton se ligjet rregullat e qarta për të drejtat e pronësisë, në të ardhmen do të bëjnë që të ketë më shumë investime në Shqipëri.

Postimi i plotë i ambasadores Yuri Kim

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë 🇺🇸 investime dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një goditje të drejtë drejt prosperitetit.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re