Skip to content

Rënia fatale: vdesin dy kokat e shtetit iranian, Presidenti Raisi dhe kryediplomati Hossein Amirabdollahian

Pas orë kërkimesh dhe lajme në konfuzitet, është konfirmuar vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi pas një aksidenti me helikopter.

Bashkë më të ka humbur jetën dhe ministri i  Jashtëm Hossein Amirabdollahian.

.Përveç presidentit të Iranit dhe ministrit të jashtëm të vendit, në bordin e helikopterit ndodheshin edhe shtatë persona të tjerë, të cilët gjithashtu supozohen të vdekur. Ata janë Guvernatori i Provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, Imami Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, bashkë-pilot, shef i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truprojë tjetër.

Presidenti i Republikës Islamike Ibrahim Raisi u zgjodh në vitin 2021 dhe ishte 63 vjeç dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdolahian mori detyrën gjithashtu në vitin 2021 dhe ishte 60 vjeç.

Helikopteri Bell 212 që mbante Raisin dhe tetë personat e tjerë u gjet i dëmtuar dhe i djegur pak para orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, të hënën.

Pamjet me dron të rrënojave u morën nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe u transmetuan në mediat shtetërore iraniane. Agjencia e lajmeve FARS tregoi vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se helikopteri ishte plotësisht i djegur. Më herët, një dron turk kishte zbuluar një burim nxehtësie, duke vlerësuar se ishin rrënojat e helikopterit që transportonte Ebrahim Raisi” dhe “koordinatat u ndanë me autoritetet iraniane”, me Anadolu që gjithashtu ngarkoi video me kamerë termike.

Helikopteri me presidentin iranian Ebrahim Raisi dyshohet se bëri një “ulje të vështirë” dje për shkak të kushteve atmosferike teksa po kthehej nga ceremonia e hapjes së një dige në kufirin me Azerbajxhanin.

Qeveria iraniane mbajti një takim urgjent nën presidentin e parë Mohammad Muhbar. Sipas protokollit aktual, zoti Muhbar, 69 vjeç, do të marrë detyrën si president i Iranit.