Merrni masa, dimri i vërtetë sapo ka mbërritur! Java e ardhshme do të sjellë rënie drastike temperaturash dhe erë të fortë, thuajse në të gjithë vendin.

Ky është parashikimi më i fundit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili paralajmëron edhe shoferët, pasi do të ketë ngrica në rrugë, në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikimi:

Java e ardhshme, do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Përgjatë luginave, do të shfaqet mjegulla lokale në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era, përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Përkohësisht gjatë këtyre ditëve, do të fitojë shpejtësi. Zonat me erë më të fortë do të jenë ato bregdetare, lugina e Drinit dhe alpet.

Ndikimi i masave të ftohta, verilindore do të sjellë rënie temperaturash si në tabelë si dhe ngrica në rrugë në një pjesë të madhe të vendit. Ju urojmë një javë të bukur!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re