Rrjeti i shpërndarjes elektrike në disa zona malore te Bashkise Kukes ka pësuar dëme, për shkak kushteve të vështira atmosferike.

 

Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë punën e punonjësve të OSHEE. Megjithatë grupet e avarisë jane në terren per rikthimin e normalitetit me furnizim me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet.

 

Situata në rrethin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit paraqitet si më poshtë:

 

Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente, ku mbrëme vonë pati dhe reshje bore me dendësi të vogël.

 

Zonat të evidentura si problematike, ku rrezikohen banesa, bisnese apo toka bujqsore ( toka te permbytura nuk ka). Me përjashtim te fshatit Tushaj, fshatit Pistë lagjia Zmakaj, ku ekipi i emergjencave ka verifikuar rrëshqitje të terrenit në Tushaj, por pa probleme për njerzit dhe banesat.

 

Është ndërhyrë në rregullimin e Urës të fshatit Mgullë, e cila si pasoj e reshjeve të mëdha qe demtuar. Po sot me ndërhyrjen e stafit të bashkisë ajo është fuksionale për gjithë banorët e zonës.

 

Gjendja e hidrovoreve paraqitet e mirë.

 

Niveli i lumenjëve ( në rritje por janë nën kontroll).

 

Niveli i kaskadës së Drinit ( në rritje).

 

Rezervuaret deri tani nuk kanë paraqitur probleme.

 

Gjendja në akset rrugore si rezultat i rënies gjatë gjithë ditës të shiut dhe borës është si vijon:

 

Janë pastruar gurët dhe dherat nëpër çdo njësi, ku njerzit dhe fadromat kanë punuar pa pushim, duke i mbajtur të gjitha në gadishmëri të plotë.

 

Është pastruar dhe hapur rruga në Njësinë Shishtavec, fshati Novosej dhe Shishtavec, pasi gjatë natës ka pasur rrëshqtije të gurëve.

 

Në Shtiqen rrugët janë të hapura e ndërsa është pastruar dhe kansli varies afër aeroportit.

 

Në Njësinë Topojan-Xhaferraj ka patur rreshiqtje dherash, të cilat janë  pastruar dhe u është hedhur kripë në të gjitha akset e njësive.

 

Në Njësinë Administrative Cajë ka patur rënie gurësh në rrugë, ku firma private ka marr masa e menjëhershme  për ta pastruar.

 

Në fshatin Cernaleve është  bllokuar rruga si rezultat i rënies së gurëve, ku ndërkohë po vijon puna për zgjidhjen e problemit.

 

Fadromat po punojnë në të gjitha drejtimet, duke  mbajtur në gadishmeri të plotë të gjitha akset rrugore, në bashkëpunim me punonjësit e njësive administrative.

 

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk ka munguar.  Me përjashtim  të Njësisë Administrative Kalis, ku kabina është demtuar duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë tek këta banor. Por punonjësit e OSHE-së po punojnë për ta kthyer në normalitet.

 

Strukturat dhe mjetet e angazhura vijojnë të jenë në  terren e në gadishmëri për monitorimin e situatës në gjithë rrethin e Kukësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re