Subscribe

Një euro po këmbehet këto ditë me 100 lekë, një raport i pashënuar më parë.

 

Për ekspertët e ekonomisë, ky zhvlerësim i euros është i paparashikueshëm dhe i pazakontë.

 

KLODIAN MUÇO

 

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Është një raport që as bankat, as ekspertët e ekonomisë nuk e kishin parashikuar që do të arrinte kaq. Studimi i fundit ishte para një muaji kur parashikohej që euro do të shkonte në nivelin 102 apo 101 në muajin gusht. Por në të vërtetë e kapëm shumë më shpejt këtë rezultat, përkundrazi sot jemi në nivelin 1 me 100 dhe nesër me gjasë do të zbvresë më tutje.”

 

As ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në treg, duke blerë valutë të huaj me qëllim që të fitojë pikë në raport me lekun nuk po ndihmon në stabilizimin e kursit. Kjo, sipas ekspertëve, po ndodh sepse nënçmimi i monedhës së huaj nuk ka si faktor vetëm turizmin, por edhe informalitetin.

 

KLODIAN MUÇO

 

EKSPERT PER EKONOMINE

 

“Është një studim që thotë që për të ndërhyrë me një pikë, pra euro të bjerë nga 101 në 100 duhet të shtohen më tepër se normalja rreth 40 milionë euro në treg. Si është e mundur që në 3-4 ditët e fundit euro ka kaluar nga 102 në nivelin e sotëm? I bie që janë shtuar 80 milionë euro më tepër sesa normalja. Nga vijnë këto para? Edhe turizmi luan rol, po nuk e shpjegon të plotë, deri në fund.”

 

Me këto ritme, analizojnë ekspertët, euro mund të kapë vlerën e 95 lekëve deri në vjeshtë, kur më pas pritet të shënojë një ekuilibër të ri, atë të mesatarisht 105 lekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re