Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton për një rënie të ndjeshme
temperaturash nga e enjtja, falë reshjeve që do të përfshijnë gjithë
vendin.

SHMU bëri të ditur se “ndikimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika
do të jenë prezente ditët e para të javës e në mesjavë do të kemi
depërtimin e masave më të freskëta nga veriu i Europës.

Dita e hënë dhe e martë do të sjelli zhvillim të vranësirave në
mesditë përgjatë relieveve malore duke u pasura nga reshje shiu të
karakterit lokal, kryesisht përgjatë zonave malorë në Veri-Verilindje.

Dita e mërkurë dhe orët e para të 24 orëshit të së enjtes do të kenë
reshje shiu që do të përfshijë të gjithë territorin e vendit. Për shkak
të kontrastit të fortë termik reshjet do të jenë në formën e
shtrëngatave dhe stuhive shoqeruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht
reshjet do të jenë edhe në formën e breshërit.

Pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave ditën e enjte e të
premte. Dita e mërkurë dhe e enjtja do shoqërohen me erë të vrullshme
nga kuadrati i Veriut deri në 30m/s.”






Previous articleArbana, Jonida dhe Bora konfirmojnë lidhjet me djem më të rinj, si rigjetën dashurinë pas divorceve të bujshmeNext articleHarrojeni plazhin, vjen ndryshimi drastik i motit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re