Kryeministri Edi Rama që pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëv shqiptarë në ndihmë të zonave të prekura rëndë nga koronavirusi në Itali, ka marrë interesin e politikës dhe mediave italiane.Nuk reshtin intervistat dhe bisedimet live me gazetarë e personalitete të vedit fqinj.Kështu sot në një videolive me ish kryeministrin Italian Matteo Renzi tha se duhet gjetur një rrugëzgjidhje sepse njerëzit janë në ankth për të ardhmen ekonomike, dhe ky ankth mund te kthehet ne anarki.

“Ekziston mundësia që edhe njerëzit të mësohen edhe me këtë, edhe me statistikat e të vdekurve dhe të fillojnë të kenë ankth për të ardhmen e tyre nga pikëpamja ekonomike, dhe nga pikëpamja e të ardhmes së familjes, të fëmijëve të tyre. Duhet të jemi në gjendje t’i japim një alternativë para se të jetë vonë. E thatë disa ditë më parë (i drejtohet Renzit), që ballkonet mund të kthehen në sfurqe (me njerëz në masë të irrituar), nëse nuk gjendet me një kurajë për një rrugëdalje, mund të ndodhë që demokracia vetë të vihet në diskutim, sistemi jonë e shtetit, të institucioneve të vlerave, vihet në diskutim nëse shpërthen ankthi në formën e një anarkie”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Një bisedë miqsh dhe ish-kolegësh zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes Live në Instagram. I tillë ishte komunikimi i ish-kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi me shefin e qeverisë Edi Rama, i ftuar special i ish-liderit të qeverisë italiane.

“Tregove që je një njeri i madh veçse një lider kur dërgove mjekët në Itali, duke thënë se nuk jemi popull i pasur por kemi memorje”, tha ish-kryeministri italian.

Renzi është vënë në rolin e gazetarit duke i drejtuar pyetje kryeministrit Edi Rama por edhe duke e prezantuar atë për ata pak persona – siç tha ai që mund të mos e njohin.

“Edi Rama është kryeministri shqiptar që emocionoi gjithë Italinë me dërgimin e ndihmës me mjek. Ka qenë koleg i imi dhe mik i madh”, tha Renzi teksa shtoi se ai ka venë artisti në zemër. “Më shumë ndihme artist sesa lojtar basketbolli”, tha Rama duke folur për pasionet e tij.

Të dy kujtuan konferencën e fundit për mediat mbajtur në Tiranë në përmbyllje të presidencës evropiane të Italisë, e cila u shoqërua me batuta të Ramës ndaj gazetarëve italianë.

“Gjesti final i mbylljes së presidencës duhej të ishte një konferencë mes të dyve në Tiranë. E mban mend se çfarë i the gazetarëve italian?, iu drejtua Renzi Ramës.

“I thash Shqipëria është vendi i duhur për investitorët italianë që ndërsa prisnin rritjen e taksave nga ana juaj mund të vinin në Shqipëri. Mateo është i mirë, por hajdeni tek mua, investoni në Shqipëri. I thash që në Shqipëri taksat janë rrëzuar, partia komuniste nuk është më, çfarë doni më shumë?“, tha Rama.

Duke kujtuar ardhjen e shqiptarëve në Itali në vitet e vështira ’90 dhe shumë që humbën jetën në detin Adriatik, Matteo Renzi tha se tashmë shqiptarët janë integruar në Itali.

“Integrimi i tyre është perfekt, personat me nacionalitet shqiptar janë integruar por edhe se Shqipëria është një vend i fortë që po ritet si në aspektin turistik, duke treguar se duhet të jetë në Evropë me çdo kusht”, theksoi ai.

Kur do të jetë Shqipëria në BE? – pyeti Renzi kryeministrin Rama.

“Situata me Evropën nuk jep shumë kurajë për të bërë parashikime. Pyetja e madhe është nëse Evropa do të maturohet për tu përballur me një kohë ku të tjerët kanë ndryshuar dhe janë fortësuar mjaftueshëm. Është nevoja për një Evropë më strategjike. Europa nuk rezulton të jetë ajo që duam. Duhet të dalim bashkë nga e gjitha kjo, duhet të paktën një Evropë që gjen një rrugëdalje bashkë. Kjo është e vetmja luftë në historinë botërore ku armiku sulmon dhe ti mbrohesh pa menduar fare për një formë kundër sulmi, theksoi Rama duke iu referuar përgjigjes që Evropa duhet të tregojë ndaj COVID-19.

“Leksioni evropian që ka dhënë Shqipëria nuk e ka dhënë asnjë vend”, tha Renzi nga ana e tij.

Rama tha se përgjigjja duhet të jetë e shpejtë ndryshe ankthi mund të shpërthejë tek qytetarët në formën e një anarkie dhe demokracia të vihet në diskutim.

Biseda është përmbyllur me një surprizë të Renzit për kryeministrin Rama teksa i ka vënë këngën e Ermal Metës, shqiptarit që fitoi Sanremon dhe përfaqësoi Italinë ne Eurovizion me këngën “Non mi avete fatto niente”. Ish-kreu i qeverisë italiane nuk i rezistoi dot tundimit dhe filloi ta këndonte edhe vetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re