Ish-kryeministri italian Matteo Renzi njoftoi të mërkurën në mbrëmje se po tërhiqte ministrat të partisë së tij nga qeveria, duke e lënë koalicionin qeverisës pa shumicë në parlament.

Vendimi i tij, i njoftuar në një konferencë shtypi, po e shtyn Italinë në kaos politik ndërsa vendi lufton për të shtypur pandeminë COVID, raporton Reuters.

Renzi kërcënoi se partia e tij do ta linte qeverinë pas pakënaqësive me planet e kyeministrit Giuseppe Conte se si po shpenzohen miliarda euro të Bashkimit Evropian për të ndihmuar ekonominë.

Më parë, Conte u tha gazetarëve se po punonte për një pakt të ri koalicioni, i cili do të zgjaste deri në fund të mandatit të tij dhe shtoi se ishte i bindur se uniteti i qeverisë mund të rikthehej nëse ka vullnet të mirë nga të gjitha palët.

Qeveria ka miratuar një “Plan Rindërtimi”, një propozim për të alokuar ose investuar 209 miliardë euro që Italia ka marrë nga BE për t’u rikuperuar nga kriza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re