Skip to content

Reparti i Zjarrfiksëve

Reparti i Zjarrfiksëve pranë bashkisë Gramsh, krahas zbatimit me sukses të detyrave në drejtim të mbrojtjes së pyjeve dhe të pronës së qytetarëve nga zjarri, si dhe për përballimin e emergjencave të krijuara nga përmbytjet , një kujdes të vecantë i ka kushtuar edukimit të qytetarëve dhe të nxënësve të shkollave të rrethit për t’i aftësuar ata në përballimin e situatave të rrezikshme që mund të krijohen.

Ashtu si gjatë vitit të kaluar, edhe këtë vit, janë organizuar veprimtari te larmishme të cilat kanë lënë mbresë tek nxënësit dhe prindërit e tyre.

Kohët e fundit janë organizuar Programe Stërvitore për evakuimin e nxënësve në raste zjarri dhe tërmeti në shkollën 9-vjecare “35-vjetori i Clirimit” në qytet dhe në shkollën e mesme “Afëz Bërbiu” Kodovjat.

Nxënësit dhe mësuesit, nën drejtimin e zjarrfikësve të Gramshit, u bënë pjesë e mësimeve treguese dhe u ndoqën me shumë interes nga të pranishmit.

Faleminderit nxënësve dhe mësuesve pjesëmarrës!

Faleminderit zjarrfikësve tanë për punën e tyre shembullore!