Jozefina Topalli, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakip në MCN TV, ku foli për projektin e saj të ri politik “Lëvizja për Ndryshim”.

Në studio pati debat mes të ftuarve, lidhur me qëllimet e krijimit të kësaj force politike, pak muaj përpara zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Artur Zheji: Do të doja të bëja një koment, dhe të ngre një pikëpyetje. Ju thatë që arsyeja që keni dalë është se tre veta kanë monopolizuar skenën politike. Basha, Rama dhe Meta. Nuk e di të ketë ndryshuar gjë. Nëse do të heqim emrin e Bashës dhe të vëmë Berishën, ka qenë Berisha, Nano, Meta. Pra, tre polarizime. Unë them se kjo nuk qëndron, sepse ju keni qenë në pushtet kur spektri ka qenë tre polar. Kjo nuk qëndron, sepse logjikisht, ne kemi një kontribut të Metës, që gjeti një politikë dy polare dhe u bë tre polare me LSI-në. Nuk ka ndryshuar gjë. Nëse ju doni ta bëni me 4-5 pole, është gjë tjetër.

Jozefina Topalli: Jam duke folur që nga tre forca politike, kemi kaluar në dy kryetarë, tre kryetarë. Që ka skenë politikë tre polare, nuk ka asgjë, ka në shumë vende, tre polare, katër polare… Nuk kam pse të diskutoj. Fola për delegjitimim të forcave politike. Kishte tre forca politike dhe këto janë reduktuar në tre persona. Këta tre kryetarë, njëlloj të tre, nuk mbledhin forume. Në forumet e tyre nuk ka debate. Kur bëhen votime nuk ka votë të lirë.

Artur Zheji: Kontributi juaj politik në këtë moment zgjedhor, çon ujin në mullirin e mullixhiut të gjatë…

Topalli: Nuk ndodh në vende të civilizuara. Kur krijohet një forcë politike, të thuhet se i shërben palës tjetër. As Beppe Grillo nuk i ka shërbyer Berlusconit…

Artur Zheji: Është sikur ju të merrni vota dhe pastaj t’i çoni tek Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re