Skip to content

REPLIKAT/ “Bën mirë të ikësh, merr edhe Berishën e Metën”, Rama i kthehet komentuesit: Mund të mohosh ç’të duash, por nuk kam punë në këtë thes

Kryeministri Edi Rama vijon me replikat me qytetarët në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Këtë herë i është përgjigjur një qytetari i cili i ka kërkuar që të largohet dhe të marrë me vete edhe Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Rama është shprehur se nuk bën pjesë në atë thesin që ai e ka futur.

Komentuesi: Ke bere shume vepra qe nuk i mohojme dot.Por,shqiperia ka nevoje per ndryshim politik.Bën mire te ikesh.Merr me vehte edhe Berishen dhe Meten dhe Lulon.

Rama: Maksim Xhafa gjithkush mund te mohoje cfare te deshiroje, kjo eshte liria, ashtu sikunder cdokush eshte i lire te beje kerkesa qe nuk plotesohen, po meqe te kam mik ketu ne rrjet pavaresisht se voton tjeter per tjeter, po ta them se ne ate thes ku me ke futur nuk kam pune fare