Ish-kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi kërkesën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenksy për t’i bërë apel qeverisë shqiptare të anullojë vizat për qytetarët rusë. Në përfundim të seancës së posaçme për Ukrainën,Sali Berisha e cilësoi vendim absurd hapjen e kufijve shqiptarë për turistët nga Rusia.

 

SALI BERISHAISH-KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra te vijne ne plazhet tona per te marre veten. Kjo ishte nje fyerje e rende per shqiptaret. Me urgjence te anullohen vizat per cdo qytetar rus qe kërkon te vije ne Shqipëri. “

 

Ish-kryeministri zgjodhi nje qendrim ekstrem ndaj Rusise. Ai kerkoi edhe largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe po aq tërheqjen e ambasadorit dhe gjithë përfaqësisë diplomatike shqiptare ne Moskë.

 

“Kerkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe terheqjen e ambasadorit shqiptar nga moska dhe zvogelimin ne maksimum e te gjitha marrdhenieve, politike diplomatike, ekonomike me rusine, si nje deshmi e qendrimit te papajtueshem me kete agresor ndaj nje vendi te lire”

 

Kërkesat e ish kryeministrit Sali Berisha, kryetari i grupit parlamentar te socialistëve, Taulant Balla, i cilësoi tullumbace të një politikani të mbaruar.

 

TAULANT BALLA KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

 

“Kashte mbi tjegulla mund te vendose gjithkush. Politikane te caktuar me propozime te tilla, te cilat as nuk kane vlere dhe as nuk jane pjese e nje strategjie te koordinuar kjo me te gjitha vendet dhe te kujtoj qe te merremi me gjera serioze dhe jo me tullumbace populiste qe koha i ka perenduar me kohe”

 

Për ndalimin e hyrjes së qytetarëve rus në Shqipëri për qëllime turizimi, Taulant Balla u përgjigj:

 

TAULANT BALLA KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

“Nese edhe ky sanksion do te konsiderohet, natyrshem qe qeveria shqiptare do te jete ne valen e pare te vendeve qe ndermarrin hapa te cilat demtojne drejtperdrejt ekonomine ruae dhe natyrisht demtojne agresorin”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re