Erjon Braçe ka replikuar sërish me Ilir Metën, pasi ky i fundit i ndërseu Blushin e tij.

“Ja katandia!

Në vend që të spjegojë se si votohet me shpata ditën e zgjedhjeve, presidenti i Republikës merret me mua, fyen, ofendon, urdhëron, shpif!

Po te pyes edhe nje here president:

Si votohet me shpata?

Afermendsh qe nuk besoj se BalkanËeb, Neës24, genjen mbi deklaraten tende.

Sepse u bene dy vite plot qe, Presidenti i Republikes ka vec dhunen ne mendje e dhunen predikon;

Kjo është e papranueshme!

Nje pale zgjedhje i shkaterrove, i dogje,

i pervelove ne zjarr e flake si kurre ndonjehere ndokush me pare;

Keto te tjerat po kerkon me ngulm ti njesosh me dhunen mbi te ndryshmin por me shume, mbi cilindo qe do te zgjedhe me vote lirisht, pa ty e pa ushtaret e dhunes neper kembe mu sic KUSHTETUTA thote.

As ta ka kush per borxh e as ka nerva me kush te degjoj cdo dite thirrjet e tua per dhune, dhune per cdo gje-pjese e filozofise fashiste qe nuk njeh voten por e sjell ate si farse, ne funksion te nje verdikti te dhunshem pertej votes, kurre popullor, madje kunder popullit!

E fundit, boll me sulmin ndaj medias, gazetareve qe nuk mendojne si ju!

Nuk eshte faji i tyre qe Presidenti i Republikes flet me shpata ne goje!

Nuk e ka fajin kurre pasqyra per cfare ka perballe”, shkruan Braçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re