Urimi me foton e diktatorit Enver Hoxha i deputetit Bujar Çela në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, ka bërë që të revoltohen deputetët e Partisë Demokratike.

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”, teksa e quan një turp urimin e Çelës, ndërsa i drejtohet “faqezi” dhe i kërkon të heqë këtë foto.

Pas tij, edhe deputetja Dhurata Çupi e ka quajtur të papranueshëm postimin e Çelës, por ky i fundit nuk është shqetësuar nga mesazhet e kolegëve, madje u ka shkruar “Rrituni për Shqipërinë që duam”.

Postimi i Alibeaj:

Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te!

Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re