Deputetët e PD Dash Sula dhe Edmond Spaho janë përplasur ashpër në ABC News. Sula tha se nëse nuk do të ishte dera e blinduar brenda në selinë blu do të bëhej kasaphanë.

Sipas Sulës protestuesit e karikuar për dhunë atë ditë do të vrisnin Lulzim Bashën. Ndërsa deklarata e tij është kundërshtuar nga Spaho, i cili thotë se Basha mbrohet nga garda.

Dashnor Sula: Pas datës 8 janar i gjithë opinioni publik e di. Nga ai momenty që të arrihet të përplasen vëllezër me vëllezër nuk ka bërë vaki kurrë të thërritet.

Edmond Spaho: Deri dje thonit policia e krimit…

Dashnor Sula: Shyqyr që që ka qenë ajo derë se ti sdo flisje këtu sot. Do ishte kasaphanë aty brenda.

Edmond Spaho: Do vriteshin deputetë?

Dashnor Sula: Jo ti, po njerëzit e tuaj të karikuar do të vrisnin Lulzim Bashën

Edmond Spaho: Bashën e mbron garda.

Dashnor Sula: Para se të shkoje në foltore i merrje ti vendimet, për Kullurin e të tjerë

Edmond Spaho: Asnjë nuk kam përjashtuar. Flasim edhe për djegien e mandateve

Dashnor Sula: Të vish të sulmosh selinë me të gjitha mjetet e dhunshme.

Edmond Spaho: Lulzim Basha viktimizohet me dualizëm. Sali Berisha vërtet ka autoritet në PD por nuk është mbivendosur asnjë ditë. Vendimi më i rëndësishëm që ka marrë PD ka qenë djegia e mandateve

Dashnor Sula: Mondi do dorëzoj mandatin nesër

Endri Xhafo: Mos bëj deklarata të tilla se regjistrohet

Dashnor Sula: Po është kjo që thotë zoti Spaho

Edmond Spaho: Lulzim Basha ka deklaruar nuk i djeg mandatet në rrethin e ngushtë.

Dashnor Sula: Ishin të gjithë të eksituar për t’i djegur mandatet

Edmond Spaho: Jo nuk kam qenë.

Dashnor Sula: Kryetari edhe mund të çmendet…

Edmond Spaho: Unë e kam marrë përgjegjësinë time. Kam biseduar me kryetarin dhe më ka thënë që nuk i djeg mandatet dhe në fakt i dogji

Dashnor Sula: Pastaj u mblodhët të gjithë dhe do i djegim thatë.

Edmond Spaho:  Berisha i ka thënë në 2017 jep dorëheqjen. Kam pranuar përgjegjësitë e mia publikisht si nënkryetar. Në ekipin e ri që krijoi Basha nuk i kam pranuar asnjë post

Dashnor Sula: Po të ishe nënkryetar partie sot do ishim në kushte të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re