Gjatë seancës së sotme plenare ka pasur me debate dhe replika të forta me deputetit Erion Bracce dhe ministers Frida Krifca.

 

 

Ky i fundit ka vijuar akuzat e forta ndaj qeverisë, lidhur me situatën ku ndodhet bujqësia shqiptare, duke e cilësuar atë një situatë aspak normale, por sipas tij, të jashtëzakonshme.

 

 

Braçe: Ju kujtoj që unë nuk punoj në ministri, punoj në Parlament. Unë që të jeni e qetë, nuk do punoj asnjëherë në atë ministri. Patjetër që ndërtimi i rrjetit të grumbulluesve është një e mirë, por duhet të ishte e mirë publike dhe jo e drejtë private. Çmimi i shalqirit sot është më pak se një vit më parë. Bujqit i shihni në një varësi deri diku shkon në skllavëri. Karteli i grumbulluesve po i bën gjëmën bujqve. Tani duhet të rishikojmë kontratat me ta. Megjithë përmirësimet dixhitale që lajmëruat këtu, jemi në kushte primitive. Nuk shitet shalqiri me telefon. Mos i bëni këto me mesazhe, se ato vijnë te unë.

 

Krifca: Sa i takon kontratave, janë të lidhura nga 2013 deri në 2020. Mos kini asnjë dyshim se nuk kam asnjë kontratë të lidhur nën tavolinë. Nuk çoj njeri në terren për të parë a ka toka të lira. Kontratat nuk prishen me një vendim të thjeshtë, sepse një vendim i tillë është goditur nga gjykatat. Kontratat që shikoni si deputet mund ti sillnit në zyrën time dhe t’i hulumtonim së bashku. Në lidhje me marrëdhënien grumbullues, tregtar dhe fermer e cila është një marrëdhënie e shenjtë, ju keni qenë zv.kryeministër dhe e keni promovuar këtë politikë, nuk mund ti shkojmë dot kundër sot. Kjo marrëdhënie patjetër ka nevojë për më shumë transparencë. Ministria ka në dispozicion vetëm instrumentet e tregut të lirë. Mund të punojmë bashkërisht që ta përmirësojmë këtë politikë, por nuk mund ti shkojmë kundër.

 

Brace: Shumë faleminderit për këtë ndërhyrjet fundit më duhet t’iu drejtoj që nuk punoj në ministri punoj në parlament. Ta dini që unë nuk do punoj kurrë në atë ministri. Çmimi i shalqirit është më i ulët se vjet po kjo tregon eksportuesin jo bujkun. Nuk flisni dot kurrë për tregtarët se i shihni bujqit si vartës. Jeni akoma në kushte primitive, nuk shitet me telefon.Tani do rikthehem të bëj populistin prapë. E patë, u mundova shumë të rrija në realizëm, por nuk të lënë. Një ministër nuk mund të dijë çdo gjë përmendësh, pro një ministri po.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png