Skip to content

REPLIKAT/ “Je në garë me Saliun”, Rama – komentuesit: Nuk kam garë me kufoma ambulante

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një ndër komentuesit në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Komentuesi e ka pyetur Ramën nëse është në garë me Saliu kush del më shumë në media, ndërsa kryeministri i është kthyer se është në garë me kohën, ndërsa e ka cilësuar Berishën si “kufomë ambulante”.

“Po bën garë me Saliun kush del më shumë në portale, vetëm politikën e jashtme pëlqej se ajo më intereson, përshëndetje”, shkruan komentuesit.

Ndërsa, Rama shkruan: “Jo nuk kam garë me kufoma ambulante unë, po vetëm me kohën që ikën shpejt, ndërkohë që kam kaq shumë punë për të bërë akoma.”