Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujës, e cila sipas tij po i afrohet fundit.

Kreu i qeverisë ka replikuar me një komentues i cili i thotë se “normal që do ndërtoje se s’mund t’i vidhje të gjitha se do bie në sy”.

Rama i përgjigjet duke i thënë se “nuk ka lekë bote këtu”, pasi për projektet që bota kontribuon për rindërtimin nuk ia jep lekët qeverisë, po i bën të gjitha vetë.

KomentuesiCa bravo me ca bravo i thoni ketij, apo ca prisnit leket e botes ti gllaberonte te gjitha, po normal qe do ndertoje se smund ti vjedhi dot te gjitha se bjen shume ne sy ashtu

RamaNuk ka leke bote ketu i dashur Enes dhe qe te jesh i mireinformuar, per ato projekte qe bota kontribuon per Rindertimin nuk ia jep leket qeverise, po i ben te gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanite… U kuptuam besoj, keshtu qe mos u merzit nga gjerat e mira qe behen, se per njerezit jane

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re