Presidenti i Ukrainës ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga kryeministri, Edi Rama, në replikat e ndërsjellta me delegacionin rus, gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurisë në OKB.

 

Zelensky falenderon Ramën dhe shprehet se ai i tregoi botës si duhet trajtuar Rusia.

 

“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkruan Zelensky.

 

Kryeministri Rama replikoi ashpër me ambasadorin rus, pasi ky i fundit kërkoi që Ukraina të mos mbajë fjalën para vendeve anëtare të OKB. Rama u përgjigj duke i kërkuar Rusisë të heq dorë nga lufta, në mënyrë që Zelensky të mos mbajë fjalime.

 

Dear @EdiRamaal, today at the UNSC you showed the world how to correctly handle Russia, its lies, and its hypocrisy. I thank you for steering the Presidency in such a principled manner. pic.twitter.com/0wKca8xZon

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2023

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re