Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së është zhvilluar mes debateve dhe tensioneve, pas rezultateve zhgënjyese të 6 Marsit.

Gazetari i Abc, Juxhin, Mustafaraj ka zbardhur detaje nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat.

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Bashës nga drejtimi i Partisë, njëlloj siç bëri Sali Berisha.

Ai i ka thënë Bashës se është fyese të thuash që nuk ka humbur asnjë garë.

“Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë.

Duhet të largohesh si kryetar. Disa muaj më parë morëm vendimin për largimin e Berishës. Disa kolege ju bashkuan dhe e kam shprehur që kanë bërë gabim se Berisha nuk është zgjidhja.

Berisha nuk është zgjidhje sepse është problemi dhe ju rekomandoj që askush nga ju nuk duhet të shkoj atje.  Ju i keni fyer sot demokratet duke i thënë që nuk keni humbur asnjë garë”, i është drejtuar Xhaferri, Lulzim Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re