Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohet paketa Fiskale e cila shoqëron projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2022”, u shoqërua me debate të ashpra mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe demokratit Edmond Spaho.

Deputeti socialist Erion Braçe, gjatë fjalës së tij kundërshtoi ministren Ibrahimaj. Ai tha se me heqjen e kompensimit 6% i TVSH-së për fermerët po goditet bujqësia, ndërsa Kuvendi vijon të mbajë ende në fuqi favorizimet për birrën.

Por atë e ka kundërshtuar deputeti demokrat Edmond Spaho.

Braçe: Dua të gjitha rekomandimet e FMN për të gjitha përjashtimet, dhe dua të di kriterin që keni zbatuar ju për të selektuar përjashtimet që duhet të hiqen që nga ky vit, vitin tjetër e në vijim.

Kush ka qenë kriteri, sepse të godasësh një sektor siç është bujqësia, ndërkohë që shumë më tepër para, sepse e thash dje dhe vijoj ta them që më vjen turp që në këtë Kuvend, sa kohë kam i vetmi diskutim që bëhet, shtyhet deri në një farë vendi dhe më pas tërhiqet, është birra, birra, që turpërohen deputetët në sallën e Kuvendit sa herë ju duhet që të ulin kokën dhe të ngrenë dorën dhe të mbajmë në fuqi atë favor që kemi dhe më shumë para sesa tek skema e TVSH-së e imputeve bujqësore a atje tek birra.

Dhe meqë e kam parë dhe e kam lexuar që është në listën e FMN që të hiqet ai lloj favori që bëhet te birra, dua të di cili ka qenë kriteri që keni zbatuar??

Spaho: Po ju e dini ….

Braçe: Pse ndërhyni, ca duhet të bëj unë ta mbyll, po mirë mo po e mbyll… (largon mikrofonin)

Spaho: Thoni arsyen e vërtetë, mos bëni sikur nuk e dini, duhet të thoni nuk bëhet për këtë arsye

Braçe:  Më vjen turp që jam në Kuvend dhe nuk kemi miratuar heqjen e favorizimit për birrën

Deputeti Braçe ka kërkuar sqarim nga Ministrja e Financave edhe për vendosjen e taksës  65 lekë/ litër për naftën e jahteve, ku tha se ato do të pahgujanë vetëm atë taksë apo si gjithë të tjerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re